Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund ta beje testin e shtatzenise para dates se ciklit?

Pershendetjr, kam dy muaj qe beje mardhenje te pa mbrojtur qdo dyten dit. Me dat 6 te keti muaji kam pas diten e pare te ciklit, pytja ime eshte kjo: a mund te beje testin shtepiak ose te gjakut, para se me pas vones te ciklit, po dyshoj ne 7zani me dhemb shpina me mbihet, dhimbje te leta dhe ne fund te barkut? a mund te del testi p.sh pas dy jave qe ke pas mardhenje te pa mbrojtur. Ju falenderoj paraprakisht.. pres pergj..

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Rekomandohet që testi apo edhe beta hCG, të bëhet së paku në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes menstruale. Nisur nga padurimi për të ditur nëse shtatzënia ka filluar apo jo, mundet që të bësh beta hCG. Në rezultati del mbi 5 mIU/mL, tregon se shtatzënia ka filluar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti