Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kush është kryesor për gjini të fëmijës burri a gruaja?

Une jam 6 muajsh shtatzene dhe i kam 2 vajza dhe tash me ka thene mjeku se e kam prape vajze dhe burri na urren tash dhe thote ishalla jau merre zoti shpirtin tonave bashke dhe po don me shku ne Kosove mu martu me nje grua tjeter, se po mendon ai dhe vjehrra se une i kam fajet se po bej vetem qika. Kush ka faj?

Gone (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gone

As gruaja e as mashkulli, nuk është përgjegjësi në gjininë e fëmijës që konceptohet, kur konceptimi ndodh në rrugë natyrore.

Shkenca ka zbuluar se, kromozomet përcaktojnë gjininë e fëmijës që do të lindë. Dy nga 46 kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet e gjinisë dhe janë emërtuar "XY" tek meshkujt dhe "XX" tek femrat, pasi format e tyre i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi "Y" mbart gjenet që përcaktojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi "X" mbart gjenet që përcaktojnë gjininë femërore.

Gjatë fekondimit kromozomet ndahen dhe kur bashkohet, një kromozom X i gruas me një kromozom Y të mashkullit, gjinia e fëmijës është mashkull. Nëqoftëse kromozomi X i femrës bashkohet me kromozomin X të mashkullit, gjinia e fëmijës është femër.

Në këtë kuptim, është mashkulli ai që luan rol në formimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.

Shumë shkurt dhe përmbledhurazi, shpresoj se kam qënë e kuptueshme dhe e vlefshme në shqetësimin tënd në lidhje me gjininë e fëmijëve që ke lindur. Problemet e tjera të tuaja, janë probleme familjare/shoqërore dhe ligjore.

Uroj që vajzën e tretë ta lindësh të shëndetshme, gjithashtu të uroj ty dhe vajzave të tua shëndet dhe jetë të gjatë e të luntur.

nori (12 vite më parë)
Mshkulli apo femra. Kto jone pun te zotit e jo pune tona
Besa (14 vite më parë)
Si duket doktoresha ka dhene nje pergjigje kontraverse ngase ne nje vend thote se s'eshte pergjegjesi e asnjerit percaktimi i gjinise kurse krejt ne fund thote se eshte pergjegjesi e mashkullit. Kerkoj shpjegim. "As gruaja e as mashkulli, nuk është përgjegjësi në gjininë e fëmijës që konceptohet, kur konceptimi ndodh në rrugë natyrore." "Në këtë kuptim, është mashkulli ai që luan rol në formimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra."

/komuniteti