Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ikja e qumeshtit te gjirit

Pershendetje. Pas sa kohe qumeshti i gjirit ik, kur nderprehet gjidhenia? A ka ndonje afat kohor apo varet nga organizmi dhe menyra e ushqyerjes? Ju uroj nje dite te mire.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emi

Zakonisht dy javë pas ndërprerjes së gjidhënies, qumështi i gjirit largohet. Por, kjo varet shumë edhe nga vetë organizimi i gruas, nga mënyra e ushqyerjes, nga stili jetesës, etj. Gjatë periudhës që gjiri largohet nga fëmija, nuk rekomandohet shtryllja e gjirit por shtrëngimi i tij me garzë të trashë për disa ditë.

Për ta shpejtuar proçesin e ndërprerjes së gjirit mund të përdorësh tableta që ndihmojnë në largimin e qumështit. Më i përdoruri quhet Arolac.

Gjithë të mirat.

/komuniteti