Kullimi i gjirit
Bleta
(15 vite më parë)
Pershendetje Bleta,
Normalisht gjiri nuk prodhon qumesht sapo te nderpritet gjidhenia. Kur ti i ke dhene qumesht vajzes tende, atehere eshte prodhuar nje hormon i cili ka pergatitur gjirin per gjidhenien e ardhshme. Domethene sapo te nderpritet gjidhenia, nuk do te prodhohet qumesht. Jane disa situata kur vazhdon te prodhohet akoma hormoni i cili stimulon gjirin qe te prodhoje qumesht. Te rekomandoj qe te konsultohesh me gjinekologun per kete problem.
Pershendetje! Vajzen time e kam ushqyer me qumesht gjiri vetem dy muajt e pare te saj sepse kam pas mungese te tij, ka 7 muaj qe e kam nderpre dhenien e qumeshtit te gjirit por ndonjehere me kullon gjiri nga nje pike dhe ka 2 jave qe po kam ethe vetem naten. A eshte e mundur qe ende nuk jam pastruar nga qumeshti i gjirit?