Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia jashtë mitre

Pershendetje doktoreshe, kam mbetur shtatzene jashte mitre dhe mjeku me ka thene gjithqysh duhet me abortu, pas 5 viteve martese une qetash per here te pare jam shtatzene edhe e kam prit me padurim, a eshte gjithmone patjeter me abortu kur beba eshte jashte mitre apo une duhet me shku edhe diku tjeter per kontrolle dmth me shku edhe te naj gjinekolog tjeter dhe mu konsulltu e me pa gjendjen time, pres me padurim pergjigjjen tuaj, faleminderit.

Mimoza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Ekzaminimi për të përcaktuar vendosjen e shtatzëninë (brënda ose jashtë mitrës), është shumë i thjeshtë dhe i pagabueshëm. Një shtatzëni jashtë mitre, nuk ka asnjë shanc për të vazhduar zhvillimin e saj. Prandaj, duhet që kjo shtatzëni të ndërpritet/hiqet.

E rëndësishme është, çfarë do të bëhet në të ardhmen për të patur shtatzëni të sukseshme. Dhe për këtë duhet që kujdesi, analizat, ekzaminimet dhe trajtimet të jenë të një niveli të lartë.

Të uroj fat.

Arjeta Aliu (15 vite më parë)
te pershendes mimoza edhe une e kum pase te njejtin raste jam operu dhe kam heke femijen se jam kone shume ne rrezik po tubin nuk ma kana heke ishalla edhe ty nuk ta hekin mos ki frike edhe une pase 5 vitev mbeta edhe fati deshtii qe me heke se shtatzania jashte mitres nuk eshte e sukseshme te pershendes
Meri (15 vite më parë)
Te pershendes nga zemra Mimoza, po ti Mimoza a e ke hek beben a hala? Une e kam pas te njejtin rast, kam mbet shtatzene jashte mitre ajo shtatzenia nuk shkon shume deri ne 2 muaj po gjendja e nenes eshte ne rrezik edhe ti duhesh me ju nenshtru operaconit, po ishalla ta pshtojne tubin se mua gjate operimit ma kane hek njerin tub, e ishalla s`te ndodh edhe ty, qao.

/komuniteti