Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembjet e padurueshme

Pershendetje doktoreshe. Menstruacionin e fundit e kam pas me 21 shtator, tash me kane ardhur me 24. Kam menduar mos kam mbetur shtatzene por jo. Pasi qe me erdhen menstruacionet pata dhimbje te padurueshme diten e pare qe zakonisht nuk kam aq shume dhimbe, gjakderdhja nuk ishte e madhe. A ka ndonje problem se jam e shqetesuar? Te pershendes. Te uroj gjitha te mirat dhe pune te palodhshme.

Fatmire (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatmire

Nuk është për tu shqetësuar, mbi atë që ka ndodhur. Por meqënëse menstruacionet të janë vonuar deri 5-6 ditë, dhe ke patur dhimbje në ditën e parë të mestruacioneve të rradhës, të rekomandoj të bësh një ekografi për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret. Nëse do paraqiten probleme, këshillat e trajtimit do ti japë mjeku që do realizoj vizitën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti