javë pas jave
Përshëndetje Erzana
Nëqoftëse përmasat e kistit janë deri 7x8 cm dhe likidi është transparent dhe ka kapsul të hollë, atëherë mund të bëhet trajtim konservativ me medikamente (estroprogestativ) për tre muaj rrjesht. Në fund të tre muajve bëhet rikontrolli ekografik dhe nëqoftëse përmasat kanë ardhur duke u reduktuar, mund të bëhet edhe një trajtim tjetër deri në tre muaj të tjerë që çon në reduktimin e kistit. Nëqoftëse, trajtimi i tremujorit të parë nuk ka rezultate të mira, trajtimi do të jetë kirurgjikal.
Nëqoftëse përmasat e kistit janë të mëdha, dhe likidi nuk paraqitet transparent, mund të ketë ndarje me septume/multi cameral/me shumë dhoma dhe kapsula të jetë e trashë, atëherë trajtimi konservativ nuk jep efekt. Zgjidhja është rruga kirurgjikale.
Gjitha të mirat.


E nderuara Dr Mimoza Keta. Jam nje vajze 22 vjecare, kam nje ciste ne miter, nuk eshte e jashtme dhe rritet gjithmone me shume. Ka nje kohe te gjate. Dhimbje nuk kam, a duhet te operohet apo me ndonje terapi? Ju pershendet Erzana.