Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth spirales

Pershendetje , sot eshte dita e kater qe kam vene spiralen, nuk kam dhimbje vetem sekrecione te kafta me dalin por nuk di sa do vazdhojne ato. Si duhet te veproj tutje nese me del ndonje komplikim. Dhe, si duhet te veprojme gjate maredhenieve ka nevoje qe te mbrohemi , nese serpma te ngelet brenda a mund te sjelle ndonje risi, gjate diteve te ovulimit si duhet te veprojme, nese mund te me zbertheni pak me ne hollesi. kam lexuar por kam frike mos bej ndonje gabim. ju falminderit e gjith te mirat.

Deta Nuredini (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deta

Sekrecionet hemorragjike kafe pas vendosjes së spirales, mund të zgjasin 10-14 ditë. Në tre muajt pas ardhshëm, gjakrrjedhja menstruale do të jetë me fluks më të shtuar, por kjo nuk duhet të bëjë të shqetësohesh pasi më pas çdo gjë do të normalizohet. Raportet seksuale pas vendosjes së spirales dhe pas mbarimit të sekrecioneve hemorragjike, mund t’i bësh pa mbrotje (prezervativ).

Gjithë të mirat.

/komuniteti