Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksionit

Pershedetje dok nje jave me pare isha ne kontrool te nje mjeke ketu ku une jetoj pasi qe kam qrregullim cikli dhe gjate kontrolles gjinekologjike pa se une kisha shum infeksion dhe me dha te bej pap testi por pap testi rezultoi shkalla e 2 dhe vetem ndryshime beninje e jo diqka kancerogjene dhe me tha te bej nje tretman me lyerje te brendshme me nje ilaq albothyl perbrenda dhe ate e bera qe 5 dite dhe jam tu perdor flagyl sahere qe shkoj ne banjo shoh qe me del diqka kafte dhe copa si lekure por mens ende nuk po me vijne tek ju atje a e beni kete tretman keshtu se une kisha ate infeksion moti por asnjeri nuk me ka thene ta beje ne kete menyre vetem me jepshin tableta sa eshte kjo me efektshme dhe desha te pyes pasi me tha mjekja nese nuk me vijn mens mund te perdori orgametril a guzoj ti perdor keto pasi jam tu perdor edhe flagyl une kam pasur nje abort dhe nje lindje te parakohshme sigurisht nga ky infesksion dhe nuk kam femij qe 7 vite martes pas ketij trajtimi qka mendoni a do te kem suskses flm se e zgjata

Be Lina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Mirë do ishte që të kishe bërë një kulturë të sekrecioneve vagiale, për të gjetur shkaktarin e infeksionit. Antibiograma do të tregonte llojin e antibiotikut më efikas. Por meqë trajtimin e ke mbaruar, prit dhe tre javë pa trajtim dhe më pas të bësh analizat që të rekomandova. Pas pastrimit nga infeksioni, mund të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti