Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi perdorimin e microlut

Pershendetje dr.Moza!Desha te di a eshte i mjaftueshem si metode kontraceptive microlut edhe pasi une ti kem nderprere ushqimin me gji femijes tim?Apo ky perdoret vetem gjate gjidhenies dhe me pas nuk eshte i mjaftueshem?Ju lutem me ktheni pergjigje sepse dua ti nderpres femijes ushqyerjen me gji.Falemnderit! Gjithe te mirat!

Loreta Llukaj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loreta

Mikrolut, rekomandohet vetëm për nënat gjidhënëse, kur duan të parandalojnë një shtatzëni të padëshiruar. Në momentin që ndërpritet gjiri dhe vijnë menstruacionet, duke u nisur nga dita e dytë e gjakrrjedhjes menstruale mund të fillosh përdorimin e një kontaceptivi më të rekomanduar sot, që quhet YAZ. Çdo darkë nga një tabletë për 28-të ditë rjesht. Pritet gjakrrjedhjen menstruale dhe ditën e dytë rifillo paketën e re. Ky kontraceptiv është i sigurtë dhe ka efekt anësor shumë minimal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti