Shqetësim gjatë shtatzënisë
Mimoza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Për shkak të shtatzënisë, shpesh ndodhin edhe dhimbje apo mpirje të anësive të sipërme apo/dhe të poshtme (duarve apo/dhe këmbëve) apo diku tjetër në trup. Por për dhimbjen në gjoks në anën e majtë, dhe sidomos kur shtrihesh majtas dhe të qetësohet në qëndrim në shpinë, të sygjeroj që të kontaktosh një mjek kardiolog për të përjashtuar ndonjë problem kardiak të mundshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Kam nje shqetesime percjellur me dhimbje dhe si mpirje e asaj pjese te vazhdueshme nen gjoks, nen anen e majte, e cila shtohet edhe me teper kur shtrihem ne anen e majte vetem qendrim ne shpine eshte me i lehte jam ne javen 22 te shtatzenise. Faleminderit.