Vlera e beta hcg
Dita 777
(12 vite më parë)
Përshëndetje Dita,
Analiza që ke bërë është beta hCG dhe vlera e saj tregon se shtatzënia është e pranishme. Sipas gjakrrjedhjes së fundit menstruale, shtatzënia sot me datë 28 mars, ka përfunduar javën e pestë dhe është futur në javën e 6-të. Madhësia e beta hCG-së, i korespondon periudhe që kam shkruajtur më sipër.
Të uroj shtatzëni të mbarë. Mos harro që: të fillosh acid folik dhe multivitamia. Këtë javë bëj edhe një ekzaminim ekografik, mundësish me sondë vaginale për të vlerësuar implantimin e vezës edhe gjendjen e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershdetje doktoresh :) Ciklin e fundit e kam pasur me 20.02.14 pasi bera disa teste shtepiake dhe vija vinte gjithmone tu u theksu shkova ne vizit te gjinokologu dhe bera kontroll me eko vaginale dhe tha se nuk shihet asgje vetem se shenja ka qe je shtatzene. Sot per ta hequr merakun bera analizen e gjakut dhe me dhan kete rezultat 165.1 a jam shtatzene dhe nese jam sa jave duhet te jem ne baze te ketij rezultati. Te pershendes dhe faleminderit per kohen :)