Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Po pres një përgjigje për spermogramin të lutem!

Desha te di dicka, burri im ka bere analizen e spermogramit dhe i kane dale si me poshte, Karakteristikat e spermes jane me poshte : Volumi = 6cc, Ngjyra=Verdhe & Bardhe, Koha e shkrirjes=30 minuta, Koncentrimi (ml)=38milion, Levizshmeria=65%, Progresioni=%10(+4)%40(+3)%15(+2), Morfologjikisht normale=4%, Aglutinimi=Jo, Qeliza Rrethore = Jo, Copeza=Jo. Çfare mendoni si jane keto analiza per fekondim, a eshte gjithcka normale apo jo dhe nese jo qka nuk eshte normale dhe si mund ta trajtojme? Flm shume dhe ju pergezoj per punen qe po beni me keto ndihma per ne. Medita (2 javë më parë ) -------------------------------------------------------------------------------- Gjinekologja përgjigjet Dr. Mr. Sci Memli Morina Pershendetje Medita, Numri i spermatozoideve morfologjikisht normale eshte i ulet. Vleresimi i morfologjise se spermatozoideve behet duke ekzaminuar spermatozoidet, por edhe qelizat tjera ne ejakulat si leukocitet dhe spermatozoidet jomature. Spermatozoidet jane nje lloj i veçante i qelizave. Eshte normale qe 50% e qelizave te kene defekte morfologjike tek nje mashkull normal fertil. Keto defekte mund jene ne koken, qafen ose bishtin e spermatozoidit. Ne spermogram duhet te shenohet perqindja e spermatozoideve me morfologji normale, si dhe anomalite kryesore te cilat jane gjetur. Perqindja e spermatozoideve morfologjikisht normale duhet te jete dukshem me e madhe. Konsideroj se burri yt duhet te konsultohet me nje urolog ose androlog. -------------------------------------------------------------------------------- +++++++++++++++++ Te lutem tregom ne lidhje me pyetjen me poshte a munde te ndodhe per ate arsyen qe e permenda me posht edhe cilesia e spermes, FLM edhe njeher Doktor ++++++++++++++++++ Flm doktor per pergjigjen, vec desha me te pyet edhe dicka a mundet qe te ky faktor qe permendet (pra forma morfologjike normale) me ra perqindja per shkak te stresit sepse bashkeshorti nje nate para se me bere testin nuk ka fjetur aspak nga stresi gjithashtu edhe kur e ka bere testin e ka bere shume ne stres sa qe mezi ka funksionu deri te derdhja e spermes e gjitha kjo nga stresi, te lutem pergjigjimu sepse jam shume ne merak per kete. Faleminderit edhe njehere te pershendes dhe pres nje pergjigjje per kete.

Medita (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Medita,

Stresi nuk ndikon ne perqindjen e spermatozoideve te cilat kane forme normale. Eshte normale dhe iu ndodh shumices se burrave qe jane te stresuar para se te bejne kete test, por stresi nje nate para testimit nuk ka mundur te shkaktoje kete problem.

Varesisht nga mosha qe ke ti Medita, ekzistojne menyra te ndryshme per t'ju ndihmuar qe te keni femije. Me keto rezultate te spermogramit, lehtesisht mund te mbetesh shtatzene. Zakonisht partneret humbasin shume kohe perpara se te kerkojne ndihme per kete problem.

landi (10 vite më parë)
@temsi ku e ke ber operacionin e varikocelles dhe a ishte i sukseshem? se me kane then per operacion po e kam pak me frike prandaj
temsi (13 vite më parë)
une ne vitin 2010 jom operu nga varicocella ne vitin 2011 jom ber baba mirpo prap deshirojm te bejm nje femi po spo kemi sukses kemi perdorur 3 muaj Proferti dhe 3 muaj cllomifen po pa sukses. para disa ditesh kemi ber spermogramin me ka dalun shum keq vetem 5% te levizshme qeliza kom te mjaftushme por levizshmeria jo e mire. sot kam ber eho kollor dupler te gjitha i kam pas ne form normale . vetem se ne qesken skrotale majtas prezantohet sasi e likidit te lire.kisha pytur a ka ndikim kjo ne levizjen e spermatozoideve. dhe ku mundem te ju takoj juve kam deshir te bej nje kontroll te ju
@enti (14 vite më parë)
Pershendetje doktor. Po lexoja me kureshtje shpjegimet tuaja dhe ju falenderoj per ndihmen qe jepni. Doja dhe une te beja nje pyetje dhe nese ka mundesi te marr nje pergjigje nga ana juaj se sa e komplikuar eshte ceshtja e te paturit nje bebe me parametrat si me poshte: vellimi i spermes 5.5 ml, PH 8.0, ngjyra e bardhe dhe gri, koha e likuidimit 15 min, viskoziteti+, leukocite 0.5x1000000/ml, qeliza sferike 3.5x1000000/ml, spermatozoide per ml 65.8x1000000/ml, levizja a 25.1%, levizja b 35.7% morfologjia 0%. Duke ju falenderuar jam ne pritje te pergjigjes tuaj.

/komuniteti