Moszhvillimi i njërit binjakë
City Girl
(15 vite më parë)
Përshëndetje Zana
Është e vërtetë se kur një nga embrionet gjatë shtatzënisë të shumëfishtë nuk zhvillohet, nuk paraqet problem sepse ai absorbohet dhe embrioni që jeton, zhvillohet normalisht deri në term. Nëse një nga fetuset gjatë shtatzënisë të shumëfishtë vdes, mund të paraqesë rrezik për fetusin që jeton për shkak të infeksioneve.
Megjithëse shtatzënia është e hershme, ndjekja duhet të jetë shumë rigoroze për ti paraprirë çdo situate të mundshme.
Të uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.
Pershendetje Dr. Mimoza. Jam ne javen e 7 te shtatzenise. Isha ne vizite para dy dite dhe dr. e konstatoi (ne baze te ehos) se isha shtatzene me dy bebe po njeri nuk ishte zhvilluar por sipas dr. femija i pazhvilluar ose del me gjakderdhje ose tretet per disa jave. Ju lutem me tregoni se a mund te kete pasoja ne femiun tjeter a eshte dicka me rrezik? Pres pergjigje dhe te falenderoj per kohen qe na e kushton. Zana.