Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur jam në ditët me ovulacion?

Miredita doktor. Ju falenderoj per pergjigjet qe jepni. Atehere une dua te di ditet kur une jam ne ovulacion sepse dua te nis nje shtatzeni. Ciklin e parafundit e kam pasur me 27 shtator 2011, ndersa per muajin tetor me erdhen me dt 27 dmth 27 tetor 2011. Me fal nese te besdisa duke te te dhene datat kaq fikse po dua ta di saktesisht kur une mund te jem ne ditet me ovule? Jam ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj. Ju faleminderit.

Flora (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Flora.

Nëse dita e parë e menstruacioneve të fundit është dt. 27.10.2011 dhe gjatësia e ciklit 28 ditë, atëherë sipas kalkulatorit të ovulimit tek bebaime.com, ju keni qenë frytdhënëse gjatë dt. 07 Nëntor 2011 - 13 Nëntor 2011.

Çdo të mirë.

/komuniteti