Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalciumi pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Kam 1 muaj qe kam lindur dhe doja t`ju pyesja mund te perdore kalcium 600 mg pasi kam dhimbje kockash sidomos ne pjeset e kraheve? Aktualisht bebin e kam me gji. Faleminderit, gjithe te mirat.

Eri (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eri

I uroj një jetë të shëndetshme fëmijës tënd të sapo lindur.

Dhimbjet e kockave mund të vijnë për shumë arsye, mbase edhe nga mungesa e kalciumit. Por, unë të sygjeroj që të kontaktosh mjekun për të bërë disa analiza të thjeshta, për të përcaktuar shkakun e dhimbjes. Mjeku është njëriu i specializuar për të përshkruar medikamentet/preparatet mjeksore, që ka mungesë organizmi tënd si dhe sasinë e nevojshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti