Dhimbjet dhe sekrecionet gjatë shtatzënisë së hershme
Lorena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lorena
Me ekografi me sondë transvaginale, është e mundur të shikohet shtatzënia në javën e 5-të.
Shenjat që tregon janë normale në javët e para të shtatzënisë, por kujdesi shëndetsor duhet ti dominojë ato. Edhe terapia që të është rekomanduar, është adekuate.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Mimoza, shtatzenia ne eko a mund te dallohet kur i ki edhe 5 jave? Kam qene te doktori tha se spo mundet me dallu mire, 3 teste kam bere me kane dale pozitive. Po me shqeteson se po kam dhimbje ne anen e djathte nganjehere edhe po kam sekrecione me ngjyre shume pak dallohet po kam frike se mos po me ndodh ndonje gje! A jane normale dhimbjet dhe therrjet dhe sekrecionet ngapak me ngjyre? Jam duke perdore krem per infeksion dhe tableta progesteron ne vagine. Pres nje pergjigje.