javë pas jave
Përshëndetje Albjona
Për të mësuar mbi nevojën për hekur gjatë shtatzënisë, sidomos kur analizat e tregojnë këtë, lexo artikullin e linkut të poshtë shëmuar;
http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani
Hekuri në mënyrë orale jepet në formë të ferosulfateve, feroglikonateve dhe feromuforateve. Por nevojat e hekurit rriten deri në rreth 1 gr gjatë gjithë shtatzënisë dhe është më e lartë gjatë fundit të saj. Fetusi dhe placenta përdorin rreth 300 mg hekur dhe rritja e rruazave të kuqe të nënës ka nevojë për një sasi rreth 500 mg. Është e nevojshme një sasi hekuri shtesë, sepse sasia e thithur me dietën plus atë të rezervave (zakonisht 300-500 mg) rezultojnë të pamjaftueshme për të kënaqur kërkesat gjatë shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje! Jam ne javen e 35 te shtatzenise, kur kam bere analizat ne javet e para hekuri me ka dale i ulet edhe pija 2 kokrra nga 100 mg, gjithsej 200 mg ne dite, tani bera perseri analizat edhe me tha doktori te pi 3 kokrra hekuri ne dite bashke me acidin folik, ju lutem me thoni ka ndonje dem per beben kjo sasi?