Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Skaneri është i rrezikshëm nqs bëhet gjatë shtatzënisë?

Pershendetje Dr. Mimoza. Isha nje javeshe shtatzene kur bera nje skaner per shkak te nje problemi qe kam me vertebrat sakrale. Nuk e dija qe isha shtatzene sepse ndryshe nuk do ta kisha bere. Jam konsultuar me disa gjinekologe dhe njeri me thote nuk ka shume rrezik kurse tjetri me thote eshte shume e rrezikshme. Nuk e di cfare duhet te bej? Tani jam 5 javeshe. Te lutem me shkruaj nje pergjigje te sakte.

Andja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Andja

Aparati skaner e realizon imazhin nëpërmjet rrezeve. Dëmi që i shkakton embrionit/fetusit është i pa shmangshëm, sidomos në këtë moshë të hershme të shtatzënisë dhe për më tepër tek ty që ke bërë ekzaminim me skaner mbi vertebrat sakrale. Prandaj të këshilloj të ndërpresësh shtatzëninë, pasi edhe nëse do të shkojë deri në lindje, ekziston mundësia që fëmija i lindur të ketë pasoja.

Gjithë të mirat.

/komuniteti