Java e 26 e shtatzanise
Dorina Shkurti
(12 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Është akoma heret për të numëruar numrin e lëvizjeve të bebit. Lëvizjet më të rregullta dhe më të forta do i ndjesh pas javës së 28-të. Për të larguar shqetësimin, bëj një ekzmainim ekografik për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë.
Nëse soda të qetëson përdore, por mirë do të jetë të kontrollosh sasinë dhe cilësinë e ushqimit duke ju shmangur sasive të tepërta si dhe ushqimeve pikante si dhe të pjekura/skuqura.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe! Jam ne javen e 26 dhe jam pak e shqetesuar sepse nuk para e ndjej shume bebin. kryesisht kur shtrihem e ndjej por jo si me pare . si jane levizjet ne kete perjudhe te shtatzanise? Dhe dicka tjeter kam shum probleme me urthin dhe vetem soda me qeteson por kam frike mos eshte e demshme per shtatzanine? Faleminderit dhe jave te mbare per ju!