Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa te shpeshta duhet te jene marredheniet per te arritur nje shtatzeni?

Si fillim, ju falenderoj shume per kohen dhe pergjigjet e juaja te cmuara. Une tentoj per shtatezani prej nje viti, bera analizen e folikules e doli mire, Ndersa vjet ne prill bashkeshorti u pat operuar per varikocel, gje qe conte ne nr.e ulet te spermatozoideve. Fale operacionit qe beri burri edhe trajtimeve me medikament PRofertil, patem permirsim te spermes duke rritur numrin dhe permisime te faktoreve te tjere dhe ne analizen e fundit bashkeshortit numri i spermatozoideve i kishte vajtur 23 milion per milimter, gje qe sipas mjekut jane parametra normal, jo perfekt por ne nivel normal. Kam shume nevoje te dije, sa te shpeshta duhet ti kem marredheniet sex me bashkeshortin me kete nivel normash qe citova me siper? Ne zakonisht dhe me ate cfare kam lexuar, kemi marredhenie sex nje dite po, e nje dite jo, siguriasht pas mbarimit te menstruacioneve. A mendon se eshte Ok, apo ndoshta per shkak te nivelit te ulet duhet te kem nje here ne tre dite???

2014 Ani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Sa për ta ditur Ani, po të shkruaj disa të dhëna kryesore që duhet të ketë sperma normale. Volumi – 1.5 deri 10.0 ml, koncentrimi i spermatozoideve 40 deri 250 milion/ml, lëvizshmëria – më shumë se 50%.

Kur tentohet për shtatzëni, marrëdhënia seksuale duhet të bëhet në ditën e 14-të, pas një pauze së paku prej dy-tre ditësh. Pas kësaj mundet që raportet të vazhdojnë çdo dy ose tre ditë.

Të uroj fat.

/komuniteti