Cikli pas lindjes
Klarisa Risa
(12 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Ajo çka përshkruan deri më 27 shkurt, konsiderohet normale. Në rastin tënd, çrregullimi menstrual mund të vijë për shkak të ushqyerjes së bebit me qumësht gjiri. Por, nuk poërjashtohet edhe mundësia e një shtatzënie, nëse gjatë marrëdhënieve seksuale nuk je mbrojtur. Për të vlerësuar situatën bëj një beta hCG dhe nëse shtatzënia nuk është e pranishme, kontakto një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar mungesën e gjakrrjedhjes menstruale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Keta. un kam lindur me 13 dhjetor 2013 dhe gjakrrjedhje kam pasur deri me 15 janar, pastaj mu ndaluan , me 26 janar me filluan pak rrjedhje kafe qe zgjati nje dit por shum pak,e njejta gje me ndodhi me 27 shkurt por pata pak gje me shum se heren e par rrjedhje kafe,kte muaj i prisja me 27 por deri tani asgje, doja te dija nese kta njolla kafe tregojne se me ka ardhur cikli dhe a esht normale qe kte muaj si kam apo mos eshte shtatzani? faleminderit.