Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia e dytë

E nderuar, jam 38 vjece, planifikoj te mbes shtatzene, e kam nje vajze 2 vjec e gjysme, mirepo pas lindjes te kerthiza e kam te fryre si top i vogel nganjehere edhe me shume, jam konsultuar me gjinekologun tim me ka thene se nuk eshe kurgjo, dyshoj ne hernia. Ju lutem me trego se a mund te mbes shtatzene edhe a eshte rrezik, dhimbje nuk kam vetem se me rrin si e fryre. Ju faleminderit shume, me respekt, Flutura.

Flutura (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flutura

Hernia umbelikale, nuk është pengesë për të filluar një shtatzëni. Në rast se shtatzënia fillon, rritja e barkut për shkak të rritjes së moshës së shtatzënisë, ndikon negativisht duke bërë që ajo të dalë më tepër dhe ndoshta bëhet shumë dhimbshme. Prandaj përpara se të nisësh shtatzëninë, të rekomandoj të konsultohesh me një mjek kirurg, i cili do të japë këshillën e duhur.

Gjithë të mirat.

Flutura (15 vite më parë)
Faleminderit shume.

/komuniteti