Permasat e bebit
Eni Eni
(12 vite më parë)
Përshëndetje Eniada
Shtatzënia është në javën e 22-të e tre-katër ditë dhe përmasat ekografike të bebit tregojnë një zhvillim normal. Gjatësia e qafës së mitrës, tregon që je para rrezikut për lindje para kohe. Krahas regjimit të shtratit duhet të shtosh në terapi edhe spazmolitikë të cilët ndihmojnë në qetësimin e kontraksioneve uterine. Këto preparate i rekomandon mjeku që të ndjek shtatzëninë dhe i përshkruan në recetë.
Gjithë të mirat.
Dr.Moza doja te dija se a jane permasat e duhura te bebit..Hr:142bpm triplex bpd:56.4 mm hc:189.4mm ofd:60.9mm fl:38.7mm ac:173mm..Ciklin e fundit e kam pasur ne 27/10/2013..A jane permasat e duhura per nje zhvillim normal?Se bebin e kam pak poshte..Me sa spiegoj dok tha duhet te jete 3.5cm dicstanca nga koka deri te kanali i lindjes..Ndersa une e kisha 2.5cm..Koka e bebit dukej qe ishte sh poshte..A me ndihmon vetem regjimi i shtratit dhe marja e utrogestanit? Ju flm nqs me ktheni nje pergj...Po pres me padurim