Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhetimi ne shtatzeni

Doktoreshe e dashur perpos mendimeve qe mora nga nenat ketu ne portal e qe kan vlere te madhe tek un do doja te mar edhe mendimin tuaj rreth qeshtjes se udhtimit me aeroplan gjat shtatzanise perkatesisht gjate javeve 10-12. Me duhet te citoj se ne javen e 6 kam pas shum pak pika gjaku te cilat me friksuan por nuk shkaktuan ndonje problem. Tani me jo. Qka mendoni a mudet udhetimi te ndikoj negativisht te bebi ? Ju faleminderit per kohen qe ndani

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Për gratë shtatzëna udhëtimet nuk janë të ndaluara, veçse në rastet kur e ndalon mjeku obstetër-gjinekolog i cili ndjek dhe di gjendjen e shtatzënisë.

Gjatë udhëtimeve me avion, për gratë shtatzëna këshillohet: - nëse udhëtimi është i gjatë, herë pës here shtrihen këmbët dhe çdo 30 minuta mirë është të bëhen ecje të lehta – rrobat e udhëtimi të jenë sa më të lirhshme dhe praktike – rekomandohet të vishen çorape të posaçme, që shtrëngojnë këmbët – konsumo sa herë e ndjen të nevojshme ujë (jo lëngje të tjera).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti