Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja e barkut

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 32 te shtatzenise. Para nje jave me ka filluar nje kruarje shume e madhe e barkut edhe me kane plasur strijat me ngjyre shume te kuqe, tash here pas here po kam kruarje shume te madhe sa qe per gjate striave mu kane formuar disa puqerrza edhe po me ajet ajo pjese, kam frike se do ta gjakosi duke e kruar sepse po me jep shume siklet. A ka ndonje krem kunder kruarjes, une kam perdore pregnancy creme mirepo nuk pati kurrfare efekti kunder striave apo tash edhe kunder kruarjes. Flm per mirekuptim!

Elida (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elida,

Është normale që gjatë shtatzënisë të kesh kruarje të lehtë të lëkurës. Kjo është për shkak se lëkura jote gjatë shtatzënisë furnizohet më tepër me gjak. Në fund të shtatzënisë lëkura e barkut tendoset, prandaj mund të kesh kruarje. Te ndihmon nëse vesh rroba të shlira. Por, kruarja mund të jetë shenjë e një problemi më serioz që quhet kolestaza obstetrike. Nëse kruarja bëhet e padurueshme ose nëse e sheh se te është zverdhur lëkura dhe sklerat e syve, patjetër shko te mjeku.

Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti