Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion

Pershendetje, desha te bej nje pyetje, jam 29 vjece, kam nje femije 15 muajsh, por mendoj se kam ndonje infeksion pasi qe sekret te bardhe kam gjithe kohen dhe kohe pas kohe me shfaqet nje e kruar ne organ gjenital kuptohet edhe sidomos pas marredhenieve me burrin, a vjen nga ai apo e kam une? Ju lutem nje pergjigjje. Flm, cfare me keshilloni ju?

Bona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bona

Ajo që përshkruan, më bën të mendoj për prishjen e ambjentit vaginal edhe gjatë apo pas raportit seksual. Prania e infeksionit të kandidozës, është mundësia më e madhe e asaj që ti konstaton dhe konfirminin e diagnozës e bëjnë analizat e sekrecioneve vaginale. Trajtimi bëhet me antimykotik me ovula dhe kremra. Të rekomandoj, që edhe bashkëshorti të lyhet me krem antimykotik.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti