javë pas jave
Përshëndetje Manjola
Në kushtet që përshkruan, bën mirë të kontaktosh një mjek gjinekolog për të vlerësuar situatën. Mungesa e gjakrrjedhjes menstruale mund të ndodhë për shkak të një çrregullimi menstrual që në të shumtëm e rasteve vjen si shkak i problemeve hormonale ose dhe si shkak i pranisë së shtatzënisë.
Manjola, pas lindjes shtatzënia mund të ndodhë pa ardhur gjakrrjedhja menstruale, sepse fillimisht piqet veza dhe nëse nuk fekondohet ndodh gjakrrejdhja menstruale. Në këto kushte, kur veza ka dalë në qarkullim dhe takon spermatozoid, ndodh shtatzënia.
Për të hequr çdo merak, baj një beta hCG. Nëse testi nuk del numerikisht i rritur mbi 5 mIU/mL, tregon se shtatzanai nuk ka ndodhur por është një problem tjetër I cili duhet të diagnostikohet dhe trajtohet.
Gjithë të mirat.


Pershendetje..kam dy jave qe kam len periudhne e lehonis po nuk nuk ushqej me gj dhe akoma nuk me ka ardh cikli.ndjej dhimbje ne fund te barkut dhe dhimbje mesi.A ka gjasa te mbetesh shtatezan pas lehonis dhe pse nuk ka ardh cikli?Faleminderit