Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam nje vit qe tentoj per te mbetur shtatzene!

Pershendetje doktoresh. Une kam 1 vit qe po tentoj te mbetem shtatzane por pa asnje rezultat. Jam 28 vjec. Para nje muaji jam llidhur me nje gjinekolog dhe kam bire disa analiza per veten (urin, gjak komplet dhe sekrecione) te cilat kane dale mire edhe pse dola me nje anemi te leht gjithahtu burri ka bere spermogramen e cila edhe ajo ka dal shume mire. Kam bere eko diten e 11 te dhe diten e 20 nga cikli per te parre vezoret dhe mitren. Dok me tha qe vezoren e djathte e kam goxha te pjekur, per mitren me tha qe eshte shume mire e pozicjonuar dhe me permasa me tha eshte OK. Me ka dhene nje ilac per anemine ne acidi folik per ta marre 3 muaj rresht ( elaci quhet Folifer). Pasi bera ekon e dyte me dha nje ilac te cilin me tha ta marr ne diten e dyte te ciklit per 5 dite rresht, 3 here ne dit, ilaci quhet cloramid (shpresoj te mos e kem shkruajtur gabim). Daten per te me ardhur cikli e kam ne 04 prill pra deri tani kam perdorur vetem florifer....... Te lutem mund te me thuash si ka mundesi qe analizat jane ne rregull dhe une ende nuk kam asnje rezultat?? Si dhe a eshte normale qe ilacin qe me duhet ta marr kur te jem me ciklin ta marr 3 here ne dit?? (me sa po shikoja komente te ndryshme pothuajse shumica e kishin 2 here ne dit per te marr te till ilac) Mght edhe kete muaj si cdo muaj qe ka kaluar shpresoj te mos me vi cikli ... Te falenderoj per vemendjen dhe per pergjigjet qe na jepni. Me respekt Ilda

Ilda Papa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Clomidi është preparat që shërben për të stimuluar ovulacionin. Fillohet në ditën e dytë të ciklit menstrual, me nga një tabletë në ditë për gjashtë ditë rrjesht. Kjo në muajin e parë dhe në ditën e 14-të bëhet ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse folikuli është i maturuar dhe shtatzënia nuk ndodh, terapia me clomid përsëritet ashtu si e kam shkruajtur më sipër deri në gjatë muaj. Nëse folikuli nuk është i maturuar, terapia me clomid bëhet me nga dy tableta në ditë e kështu me rradhë çdo muaj.

Shpresoj të më kesh kuptuar.

Të uroj fat.

/komuniteti