Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur eshte koha me e pershtatshme per beta hcg?

Pershendetje, une nga fillimi kam pas cikel jo te rregull, p.sh me dt 26.01.2014 e kam pas ciklin, pastaj me erdh me dt 06.03.2014, dr me ka than qe mire eshte, une dua te pys se kur mundem me bo test shtepiak dhe beta hcg pasi nuk muj te di se kur eshte dita e sakt se kur me vin cikli? a mundem me dt 06.04.2014 me dt te ciklit te fundit? Faleminderit per pergj..

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Mesa sa më shkruan, cikli menstrual është i çrregullt. Që të rregullosh ciklin menstrual, duhet të përdorësh preparate mjeksore, të cilat duhet t’i rekomandoj mjeku, mbështetur në analiza dhe ekzaminime specifike që ai duhet të të rekomandoj.

Pasi të rregullohet cikli menstrual, duhet të bësh një ekzaminim ekografik në ditën e 14-të për të vlerësuar maturimin e folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti