Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qumesht ne gji pas dy viteve pas lindjes!

Pershendetje Dr. e nderuar Une kam lindur para dy viteve djalin. Ate e ushqeva me qumshte artificial sepse me thonin mjeket se nuk kisha qumshte te mjaftueshem e me pas djali nuk e deshironte me gjirin. Ndersa mua ende po ti bej masazh gjirit me pikon qumshte qka me keshilloni me ka udhezuar nje gjinwkologe te perdor tableta por ato kishin efekte anesore marramendje dhe plogeshti te lutem me ndihmon qofte edhe keshille ajo me respekt GANA

Gana Real (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gana

Për të ndaluar rrjedhjen e qumështit të gjirit, rekomandohen tabletat arolac. Ato nuk kanë efekte anësore. Rekomandohet marrja e 15-të tabletave, tre ditë një të katërtën e tabletës, tre ditë gjysëm tabletës dhe më pas një tabletë në ditë deri sa të mbrohet kutia. Gjatë kësaj periudhe, gjiri nuk duhet të shtrydhet, por duhet të mbahet i lidhur fort me garza të gjëra.

Gjithë të mirat.

Gana Real (12 vite më parë)
ju falemnderit e nderuar te pershendes dite te mbare

/komuniteti