Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja gjatë ciklit

Pershendetje Dr. Mimoza jeni e mrekullueshme. Kam nje pyetje rreth mujoreve, une gjithmone kam pasur dhimbje kur me kane ardhur mbasi jam njoftuar me burrin tim kam shku te gjinekologu edhe i kam tregu se kam shume dhimbje barku dhe me dridhet trupi, gjinekologu me ka thene se nese filloj te marr ilaqe kunder shtatzenise ato me ndihmojne, une kam filluar me i perdore dhe me kane ndihmuar shume me nuk kam pas probleme... Por tash ka qe tri vite qe nuk i perdori sepse dua te ngelem shtatzene, qe tri vite skam pas probleme me mujore tash ka qe dy muaj prape e njejta me dhemb barku shume edhe 5 dite para se te me vien mujoret me dridhet trupi nuk kam fuqi... Ju lutem me keshilloni se qka duhet ndermarre? Faleminderit shume, Rea.

Rea (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rea

Sindroma paramestruale që përshkruan, dominohet me trajtim me estroprogestativ. Po meqënëse kërkon shtatzëni, të rekomandoj të gjesh ditën e ovulacionit e cila mund të gjendet edhe nga ekzaminimet ekografike ose edhe nga matja e temperaturës bazale. Kjo do të thotë, që nuk duhet të përdorësh estroprogestativët, deri sa të mbetesh shtatzënë. Nëqoftëse evulacioni mungon, trajtimin do ta përshkruaj mjeku gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti