Hematoma
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Mira
Shkaktarët e aborteve të përsëritura janë të ndryshme. Ndër to mund të përmënden difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqet endokrine, infeksionet, faktorët imunologjikë, sëmundjet e ndryshme të nënës dhe shkaqe të pa njohura. Përpara se të tentosh për shtatzëni të re, duhet të bësh analiza dhe ekzaminime për të gjetur një nga faktorët e mundshmëm që përmënda më sipër dhe trajtuar atë.
Hematoma që mund të kesh patur, është një shkak, por ajo dallohet mjaft mirë me ekzaminim ekografik.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Me date 04.03.2014 kam bere krytazhin pasi kisha nje missed abort ne javen e 10.mjeku me tha qe shtatezania eshte nderprere.Gjate kontrollit ne jave e 6 mjeku tha qe gjithcka eshte mire madje degjuam dhe RZF dhe ishte mirre kontrollin e rradhes mjeku ma caktoi ne javen e 13 ne te cilen vuri re qe shtatezania ishte nderpre.Ne ekon qe bera para se te beja krytazhin nje mjeke tjeter vuri re qe kisha hematome. Deshiroja tju pyesja mos eshte kjo hematome shka i abortit dhe aka ndonjee problem,theksoj se ky nuk eshte aborti im i bare ne gusht te 2013 kam pasur nje abort spontan ne javen e 6. Faleminderi dhe me fal per shqetesimin e here pas hershem