Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e pakta

Jam 18 vjeqare dhe gjithmone kam pasur cikel te rregullt por muajin e fundit me kane ardhur ne diten qe me vine gjithmone, por kane qene menstruacone te pakta? A ka ndonje problem apo do kaloj muajin tjeter? Faleminderit!

Elona Pajaziti (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Nëse cikli menstrual është i rregullt dhe kohëzgjatja e tij nga 3-7 ditë, konsiderohet normale. Për të vlerësuar sasinë e pakët (të dyshuar) të gjakrrjedhjes menstruale, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetit uterin. Mosha tënde vazhdon të jetë periudha e zgjatjes dhe nuk rekomandohet përdorimi i estro-progestativëve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti