Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida

Doktoreshe pershendetje! Jam nje vajze 19 vjecare dhe kam filluar aktivitetin seksual rreth 3 muaj me pare. Kam patur disa shqetesime qe ne te gjitha menyrat qe jam interesuar rezulton qe eshte kandida. Nuk ndjej asgje jo normale thjesht sekrecione ndryshe nga here te tjera, as dhimbje asgje tjeter, por ne organin gjenital jane shfaqur si disa pjeseza te bardha shume te vogla vetem ne zona te kufizuara qe sme krijojne asnje shqetesim. Thjesht jam treguar shume e kujdesshme qe e kam vene re sepse eshte gje qe nuk bie ne sy. Une dua te kurohem per kete gje por smundem te bej as analiza asgje tjeter sepse shoqerohem nga mami dhe mamaja ime ende nuk e di qe kam nje raport seksual. Kam shume frike dhe nuk di cfare te bej. Ju lutem me rekomandoni nje trajtim dhe keshilla.

Arjana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjana

Mundet që edhe pikëzat e bardha për rreth organit seksual, të jenë pasojë e kandidozën/mykut. Edhe pse diagnostikimi është sindromik dhe në distancë, të rekomandoj të përdorësh ovula lomexin dhe krem lomexin për trajtim lokal sipërfaqësor. Gjithashtu edhe partneri, të trajtohet me krem antimykotik për aq kohë sa do të vazhdojë trajtimi yt.

Të uroj shërim të shpejtë dhe në fund të trajtimit më shkruaj për rezultatin.

/komuniteti