Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstuacionet 8 jave pas lindjes!

Pershendetje MD Mimoza Keta..jam nje nene e re 24 vjece ,kam 8 jave qe kam sjelle beben time ne jete ,kete jave me jane kthyer menstuacionet por jane ne nje sasi paksa te madhe ,a eshte e rrezikshme kjo ???dhe a ndikon ne gjidhenien e bebit .kujtoj se lindja ka qene cezariane ..flm

Lola Lo (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Gjakrrjedhja e parë pas lindjes, gjithnjë vjen me fluks më të shtuar. Shpresoj se nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe nuk ka ndikim negativ në gjidhënie.

Në rastet pas lindjes, mundësia për një shtatzëni të pa planifikur është e pranishme, prandaj të rekoamndoj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

Lola Lo (12 vite më parë)
edhe dicka tjeter .menstruacionet po me zgjasin shum dite,sot eshte dita e 6 ,ndersa kur isha vajze vetem 4 dit me zgjasnin...a eshte normale apo te drejtohem te gjinekologu?

/komuniteti