Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Banjat e nxehta

Pershendetje doktoresh e nderuar desha te pyes se sa ka ndikim me shku ne ndonje banj te nxeht natyrale qe esht sa ndihmon ajo per te mbet shtatzane dhe cilat dit duhet me shku pasi te kryjsh ciklin apo para se me te ardh cikli menstrual dhe nese nuk mbetem shtatzane mbas banjes a ndihmon me shum ne konceptimin me ivf pasi qe nje here kam deshtuar ju faleminderit shum

Pranvera Veliu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Zakonisht rekomandohet balto-terapia dhe banjat me ujë të ngrohtë pas mbarimit të gjakrrjedhjes menstruale.

Por kjo mund të jetë një zgjidhje e rastësishme. Infertiliteti ka dhe shkaqe të tjera të cilat mund të jenë: - faktorë cervical – faktor uterin – faktorë tubo-peritoneal – faktorë ovarial – shkaktar të tjerë të infertilitetit mund të jenë: sëmundjet sistemike, infeksionet, sëmundjet endokrine si dhe faktor të pa shpjegueshëm.

Për të gjetur shkakun e infertilitetit, duhet të bësh disa analiza dhe ekzaminime të cilat do t’i rekomandoj mjeku që i ke besuar shëndetin tënd riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti