Mungesa e menstruacioneve
Alda Ero
(12 vite më parë)
Përshëndete Alda
Nëse e ushqen fëmijën me qumësht gjiri, cikli menstrual mund të vonohet ose dhe mund të jetë i çrregullt. Dhimbjet e kokës nuk lidhen me çrregullimin menstrual. Kontakto një mjek neurolog për të vlerësuar shkakun e dhimbjeve të kokës dhe për të marrë terapi qetësuese që nuk ka efekte anësore në gji dhënie.
Gjithë të mirat.
Dr,pershendetje!Jam nje nene qe kam lindur femijen e pare para 6 muajsh dhe akoma nuk me ka ardhur cikli menstrual.Kete periudhe po me ze migrena shume shpesh por nuk mund te pi ilace pasi kam femijen ne gji.Si shpjegohet qe akoma sme ka ardh cikli menstrual dhe a ka ndikim ne dhimbjen e kokes? (Mua me dhimbte koka me perpara por shume rradhe,tani pas lindjes disa here gjate javes).Ju Falenderoj paraprakisht