Dhembje ne bark
Blerina Shala
(12 vite më parë)
Përshëndetje Blerina
Dhimbjet që ankon në fund të barkut kanë disa arsye. Për të përjashtuar mundësinë e lindjes parakohe, të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës (cervikometri, në se është më e vogël se 3 cm tregon prani të rrezikut për abort). Gjitashtu bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe një urokulturë, për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni të traktit urogjenital (këto infeksione ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë). Pas kryerjes së këtyre ekzaminimeve, mjeku do të konkludoj për një nga shkaqet e mundshme të dhimbjeve dhe do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh jam ne javen e 24 te shatzanis edhe po kom shum dhimt ne fund por jo ne bark po ne dy anet mbi organ gjenital kom dhimt shum sidomos ne perkulje edhe pas levizjev dhimta me shtohet naten shum edhe kom shum dhimt mas mardhanjeve plus kom seksecione te bardha qka munet me kon arsya