Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diane 35

Dr Mirembrema desha te pyes ketu po sho shumm femra te cilat kan perdor barnat diane 35 te cilat kan fillu me i pi prej dites se par kur ju ka ardh cikli mua mjeku me ka than ti pi ne diten e 5 te ciklit a eshte kjo gabim a duhet te i pi prej dites se 1 apo te 5 kan then qe eshte dhe shum i mir per mirmbajten e fytyres por mua me perdorimin e tyre me kan dal me shum akne ne fytyr a eshte ndonj shej e keqe kjo ... Dhe a ndikon pesha ne mos ardhjen e ciklin ne hormone dhe ne mbetjen shtatzan me me veshtirsi ? Shpresoj te me ktheni pergjigje me shpejt me Respekt .

Valentina Tina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Berina

Trajtimi me preparatin Dianë 35, fillohet nga dita e katërt ose pestë e ciklit menstrual për 21 ditë rrjesht, çdo dita nga një tabletë. 7-të ditë bëhet pauz, dhe rifillohet kuti e re.

Ky preparat është i preferuar për trajtim të akneve që kanë si shkak ndryshimet hormonale. Për të parë rezultatin duhet ta vazhdohet marrjen e tyre për 6-të muaj deri në një vit rrjesht. Preparati jep një shtesë të lehtë në peshë prej dy-tre kilogram dhe fryrje të gjoksit.

Mbi pesha trupore e gruas është faktor në rregullimin e ciklit menstrual dhe në infertilitet. Nëse je mbi peshë, duhet të mbash dietë, por jo dietë të thellë duke shkaktuar dëme të tjera, por duhet të biesh në peshë gradualisht.

Gjithë të mirat.

/komuniteti