Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te ndikoj cycloprogynova ne crregullimin e ciklit?

Pershendetje doktoresh ! Se pari ju falenderoj per punen e palodhshme qe beni duke u pergjigjur pyetjeve tona te shumta .Une kam sindrome e vezoreve policistike,por kam cikel te rregullt si dhe kam endometrin pak te holle .mu rekomandua nga mjeku cycloprogynova 15 kokrra ,duke filluar nga dita e 3-4 e ciklit.Pasi e perdora kam pasur vazhdimisht crregullim cikli,ku ne fillim pati vonesa 4 dite dhe se fundmi ka shkuar ne 1 jave vonesa cikli.ju faleminderit per pergjigjen tuaj.

Anita Hoxha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Cyclo progynova është preparat estro-progestativ, funksioni i të cilit është rregullimi i ciklit menstrual dhe mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar. Nëse cikli menstrual është i çrregullt pas ndërprerjes së preparatit, të rekomandoj të bësh një bilanç të hormoneve në tërrësi, për të gjetur shkakun e çrregullimit dhe mjeku duhet të vendosë së çfarë estro-progestativi tjetër duhet të përdorësh që cikli menstrual të rregullohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti