Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muzika dhe shtatzenia

Pershendetjen doktoresh, uroj te jeni mire! Kam nje pyetje ne lidhje me reagimin e bebeve ndaj muzikes kur jane ne barkun e nenes,kam par dokumentare te ndryshme qe bebet reagojne ndaj zhurmave te jashtme, por ne cilen jave ky reagim eshte i theksuar? Une jam ne javen e 27 dhe shpesh e testoj beben time me muzik me kufje ne barkun tim, por jo gjithmon me reagon ndaj muzikes (zhurmes) dmth here leviz here nuk leviz fare, a eshte ky nje problem per tu shqetsuar? E ngacmoj barkun me duar dmth e masazhoj atehere fillon leviz. Ju si doktoresh si mendoni, ne cfare kohe te shtatzanise bebet reagojne dukshem ndaj muzikes?! Flm shume per pergjiigjen tuaj, ju pershendes!

Lungo Mare (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Mbi këtë temë, kam shkruar një material të cilin mund ata gjesh tek bebaime, në linkun http://www.bebaime.com/perinatologjia/muzika-ne-shtatezani-dhe-ne-lindje

Nuk besoj se është e nevojshme vendosja e kufjeve në bark, mbase ky veprim është i dëmshëm. Gjithashtu shpresoj se nuk pret që fëmija në bark të kërcëjë dhe të hedhë valle kur ndigjon muzikë. Janë të tjera arsye se përse rekomandohet të ndigjohet muzikë nga nënat shtatzëna dhe rekomandohet që të ndigjohet muzikë harmonike dhe jo ato të fortat dhe të rëndat që edhe te njerzit e rritur sjellin shqetësime dhe çorganizime psikike.

Si përfundim dua të them edhe ndigjimi i muzikës gjatë shtatzënsië ka kufi, dhe nuk duhet tepruar. Studimet kanë treguar se bebet reagojnë ndaj muzikës dhe zhurmës zakonisht pas javës së 22-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti