Glicemia ne gjak
Ana Ana
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Kurba e glicemisë është normale dhe tregon se nuk ke probleme me diabetin. Kështu që shtimin e peshës duhet ta kërkosh në rregjimin ushqimor e cila ka të bëjë me sasinë që merr, cilësinë e tyre si dhe me kohën e të ushqyerjes. Për dietën ushqimore mund të konsultohesh edhe me artikujt që janë të shkruar në faqen “bebaime”.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe mimoza! Jam ne javen e 26 te shtatzanise dhe kam shtuar 7-8 kg. Sot bera kurben e glicemise dhe pergjigja ishte kjo: minuta 0 - 89 mg/dl , (pasi piva nje gote leng) minuta e 60 - 92 mg/dl , minuta e 120 - 98 mg/dl. Ju lutem doktoreshe me thoni si ju duken keto parametra dhe me sa informacion kam me duket se pas pirjes se glukozes (lengut) vlerat e dala jane goxha te ulta.Mgjth pres pergj. Tuaj profesionale dhe ju lutem me rekomandoni si te veproj,ju faleminderit nga zemra!