Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pergjigjet e analizave!

Pershendetje doktoreshe! Para 3 javeve mora amoksiciline 500 per 7 dite per arsye se ne analizen e urines Leukocitet me dolen 8 - 10 per fushe.Sot,qe jam ne javen e 26 te shtatzanise bera perseri analizen e urines dhe pergj eshte kjo:Pamja -pak e turbullt,peshe specifike1015,eritrocite 3- 4 per fushe,leukocite 10-15 per fushe,epitele-mjaft dhe mukoze -disa.te gjithe parametrat e tjere kane dale mire. kurse pergjigja e analizes se gjakut eshte kjo:leukocite 12,12 *10 -3/ul ,eritrocitet - 4.1 *10-6/ul, hematokriti 36,1 ,neutrofile granulocite 78%,limfocitet 16%.Te gjithe parametrat e tjere kane dale mire. Ju lutem me thoni komentin tuaj ne lidhje me analizat pasi jam e shqetesuar per pranine e leukociteve te larta dhe nuk e di nese infeksioni urinar(nese ka qene i tille,pasi une nuk kam bere urokulturen) me ka ikur me kuren qe kam bere dhe sdi si te veproj. Ju faleminderit per pergjigjen dhe kohen tuaj dhe te me falesh qe u zgjata.Ju uroj gjithe te mirat!

Ana Ana (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Leukocitet janë të larta si dhe në analizën e gjakut, neutrofilet paksa të larta apo dhe limfocitet paksa të ulta, tregojnë për prani të një infeksioni. Si të kam rekomanduar edhe më parë, bëj kulturë të urinës dhe rezultatin tregoja mjekut që të ndjek ecurinë e shtatzënisë. Nëse ka problem, ai do të të japë trajtimin e duhur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti