Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitres 2.8!

Pershendetje doktoreshe? Jam ne javen e 30 te lindjes e para per mua,para 3 javesh e kam patur qafen e mitres 2.8. Sot mbasdite kam patur dhimbje barku(komplet barku, i gjithe barku). jam ne tension dhe gjithe frike. Cfare mund te jete dhe nga se vjen kjo gje . Bebi leviz normal.

Eli Skarra (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli

Gjatësia e qafës më mitrës që shkruan tregon për rrezik të lindjes parakohe. Kontrollohu tek mjeku për të marrë trajtim me spazmolitik (medikamente kundësr dhimbjeve) për të partandaluar rrezikun e lindjes parakohe. Qëndro sa më shumë shtrirë, evito ecjet e gjata, qëndrimet e gjata në këmbë dhe punët e rënda. Mirë do të jetë të evitosh marrëdhëniet seksuale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti