Mpirja e duarve
Florentina Haxha
(12 vite më parë)
Përshëndetje Florentina
Carpal tunnel syndrome, nuk ka lidhje me mpirjen e gjuhës, gojës apo edhe me vështërsinë në të folur. Prandaj të rekomandoj të kontaktosh domosdoshmërisht një mjek neurolog.
Për të vlerësuar atë që mendon se është hemoroid, kontaktto një mjek proktolog i cili do të bëjë diagnostikimin dhe do të japë trajtim, që situata të mos rëndohet nga proçesi i lindjes.
Çarjet dhe kruarjet midis gishtave të duarve apo të këmbëve mund të ndodhin si rezultat i mykut të lëkurës. Mjaft të rekomanduara janë pomadat ose pubdrat antimykotike, të cilat duhet t’i përshkruan në recetë mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, Kam lexuar se eshte "normale" mpirja e duarve (gishterinjeve) dhe dhimbja e nyjeve te duarve ne shtatezani, qe njihet si "carpal tunnel syndrome". Diten mpihen, kurse naten dhembin shume. Mirepo ajo qe me interson me shume eshte se a eshte pjese e ketij sindromi, edhe mpirja e gjuhes apo gojes, gje e cila po me ndodh aktualisht, dhe qe shume fjale nuk po mund ti shqiptoj mire. Jam ne muajin e tete. Gjithashtu, ka 3-4 muaj, qe me eshte shfaqur edhe nje lloj majasili, e nuk jame e sigurt nese eshte majasil se pari. Mirepo kam kruarje te forte dhe qarje ne mes te gishterinjeve te kembes. Ju faleminderit.