Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E. Coli

Pershendetje Doktoreshe, Ju pergezoj per kete portal qe mbani. Une qe ju shkruaj jam ne javen e 18 te shtatezanise. Bera analizen e sekrecioneve vaginale dhe me doli qe atje kisha E.Coli. Doktoresha me tha qe nuk ka gje shume shqetesuese sepse ky eshte nje bakter qe une e kam marre nga menyra e fshirjes. Ajo me dha ovula Betadine sepse une jam tip alergjik dhe smund te marr te gjithe llojet e antibiotikeve por une edhe ate kam merak ta marr.Ju lutem me ndihmoni sepse jam sh e shqetesuar lidhur me kete bakter. Nuk e vras mendjen per vete po kam merak mos i ben gje bebit. A ndikon tek bebi?A mund te perdor shplarje me uje me sode dhe me kamomil pa perdorur ilace?Sepse une ilacet i kam sh frike te them te drejten kam merak se mos i shkaktojne gje bebit. Me falni qe u zgjata po ju lutem me jepni nje pergjigje sepse jam ne ankth. Ju lafenderoj paraprakisht.

Eva Evi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Betadina është thjesht një disifektant dhe nuk ka efekte mbi ecurinë e shtatzënisë. Nuk të rekomandoj që të përdorësh shplarsa popullore që shkruan, apo edhe shplarsa farmaceutik intravaginale gjatë shtatzënisë, pasi ato prishin florën vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti