Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultati i analizave

Pershendetje doktoresha, pas abortit kam bera analizd urine e cila me doli: albumine-gjurme , bilirubina negative, epilote povimentoze-disa ne fushe, rruaza te bardha 8-10ml, kristale te acidit unik disa. analiza e sekrecioneve vaginale:trikomonas negative, candida negative, leukocite 6-8 per fusha , epitele disa , baktere mjaft, shkalla e pastertise 2. te lutem a mund te me thuash a kam ndonje infeksion, shqetesoj qe shqetesime nuk kam. shume flm

Ana A (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Nga shifrat që shkruan, nuk dyshohet për ndonjë infeksion të mundshëm as në rrugët urinare e as në traktin riprodhues.

Për të gjetur një shkak të mundshmë të abortit, duhet të bësh edhe disa ekzminime të tjera të cilat duhet t’i rekomandoj mjeku që të ka ndjekur gjatë abortit. Kjo bëhet me qëllim që shkaku të diagnostikohet dhe të trajtohet për t’u mos përsëritur episodi që ka ndodhur.

Nëse dëshiron, mund të më kontaktosh me numrin e kontaktit 0692033965

Gjithë të mirat.

/komuniteti