Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crp

Pershendetje doktoresha mimoza, deshta tju pys rreth analizes crp. Un mestracionet I kam pas me 28 mars dr qe kater muaj mestracionet I kam te rregullta 35 dit edhe mjekja ime me tha qe ta bej analizen crp ne diten e 12 sot, por deshta tju pys pse me duhet ta bej ket analiz? Ju faleminderit per peergjigjjet e juaja pun te palodhshme . Gjitha te mirat

Sabina Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Duke u nisur nga datat 28 janar dhe 28 shkurt që i ke shkruajtur në pyetjen më herët si dhe duke marrë në konsideratë datën 28 mars të ciklit të fundit menstrual që më shkruan në këtë pyetje, mund të thuhet se ke një cikël menstrual të rregullt me rreth 30 ditë. Dhe ashtu si të kam rekomanduar, ditët e mundshme të ovulacionit janë dita e 14-16 të ciklit menstrual dhe në këto ditë vlerëso maturimin e folikulit me ekzaminim ekografik.

CRP, nëse bëhet fjalë për analizën e Proteinës C-reaktive, është test serologjik i cili vlerëson praninë e një infeksioni të mundshëm në organizmin e njeriut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti