A eshte normale ardhja e ciklit dhe a ndikon ne qumesht?
Ola Ola
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Pas periudhës së lehonisë, tek disa gra ndodh që të vijë cikli menstrual edhe pse ajo e ushqen fëmijën me qumësht gjiri. Kjo situatë konsiderohet normale dhe nuk ndikon në gjidhënie. Por kjo gjendje duhet administruar sa më mirë, sepse është e mundur të ndodhë një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj përdor një nga metodat e planifikimit familjar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, doktoresha! Uroj te jeni mire. Une jam nje nene e re qe kam rreth 7 jave qe kam lindur ne menyre natyrale. Por 5 jave pas lindjes me kane ardhur periodat e para e me kane zgjatur si normalisht, ndekohe une e ushqej foshnjen vetem me qumesht gjiri. Doja tju pyesja a eshte normale kjo dhe a ndikon ardhja e periodave qe tani ne qumeshtin e gjirit? I vleresoj shume keshillat tuaja. Ju faleminderit ! Gjithe te mirat!